130 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë u raportuan të martën në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit për media, rastet e reja rezultuan nga 818 testimet e kryera.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.
Instituti raportoi edhe për 71 pacientë të shëruar. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 17,139, i viktimave në 657 dhe i të shëruarve në 14,787.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Aktualisht, aktive janë 1,695 raste./Bl.Ba/Fjala.al