Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të PS në qarqe në takimet e përjavshme.
Mësohet se drejtuesit politikë si çdo javë do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet, angazhimet dhe çfarë kanë bërë, kurse Rama do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas kësaj mbledhje Rama do të presë ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias në kryeministri me të cilin do mbajnë dhe një konferencë për shtyp.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth orës 11:00, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare me krerët e shtetit.
Sipas informacioneve të publikuara edhe nga mediat greke, Denias do të takohet me homologun e tij ministrin Gent Cakaj, më pas me kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë një konferencë të përbashkët.
Po ashtu ministri grek do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta./Bl.Ba/Fjala.al