Kryeministri i vendit Edi Rama ka sfiduar hapur opozitën duke folur në një konferencë me gazetarët për infrastrukturën kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale, teksa është shprehur se nëse zgjedhjet bëhen të dielën PS del shumë më mirë se në vitin 2017.
“Nëse ne sot themi që në pak ditë do të dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot-Fier… Ne jemi në këtë pikë sepse na u ndërpre procesi. Na u bë një garë për projektin, ka dalë fituesi që tani, por është në terren dhe po punon. Ne jemi në përmbushje të mandatit dhe më lejoni t’ju përsëris, nuk është mungesë modestie por është fakt,
Nuk kemi nevojë për asgjë nga këto, për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm për çdo gabim në qeverisje dhe kemi qartësisht mirëkuptimin e shqiptarëve dhe janë të qarta. Nëse zgjedhjet bëhen ditën e dielë, ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në vitin 2017”, u shpreh Rama.
Më tej ai përsërit se të gjitha këto nuk janë projekte për të kaluar radhën. “Nëse ju them se në Gjermani një projekt rruge ha 10 vite kohë, nuk do të më besoni ndoshta….por ne shpejtësia na ka bërë kështu, na ka nxjerrë rrugët në rrugë.
Rrugët e Saliut janë financuar më shumë nga qeveria pas Saliut se sa ajo e Saliut. Na është dashur që jo vetëm t’i investojmë, port ë ndryshojmë çdo projekt”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al