Rudy Giuliani shfaqet në një pozicion kompromentues në një dhomë hoteli me një grua të re që sillet si gazetare televizive për një skenë në filmin dokumentar të fundit të Sacha Baron Cohen, i cili është një vazhdim i filmit të tij “Borat”.
Skena e xhiruar në një dhomë hoteli në New York, përfshin një sekuencë kur Guliani është i shtrirë në shtrat, duke futur dorën poshtë pantallonave në praninë e gazetares.
Guliani shkoi në dhomën e hotelit, duke menduar se po intervistohej në lidhje me përgjigjen e administratës Trump mbi pandeminë Covid-19.
Gazetarja flirton me të, duke e ftuar atë në dhomën e gjumit, e cila është e mbuluar me kamera të fshehta.
Giuliani më pas i kërkon numrin e telefonit dhe adresën.
Ai shtrihet përsëri në shtrat për të futur këmishën e tij, pasi ajo e ndihmon për të hequr pajisjet regjistruese, ndërsa duart i ka në pantallona në momentin kur Baron Cohen nxiton të veshë një veshje të çuditshme ngjyrë rozë.
Baron Cohen, i cili ishte maskuar si pjesë e ekipit, thërret se gazetarja ishte vetëm një 15-vjeçare.
Deri në atë moment nuk ka asnjë të dhënë se ajo ishte një vajzë e mitur.
Gazetarja, e cila është vajza e Boratit, interpretohet nga Maria Bakalova, e cila është 24-vjeçe sipas të dhënave në internet.
“Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi. Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë”, tha Giuliani.
Duke folur në programin e tij të përjavshëm në radion WABC të mërkurën pasdite, Guiliani e quajti skenën “një punë të suksesshme”.
“Unë isha duke futur në pantallona këmishën, kjo ishte gjithçka që po bëja”, tha ai.
Sipas tij, e kuptoi se diçka po ndodhte, kur ajo e pyeti nëse dëshironte një masazh.
“Në asnjë kohë, si para, gjatë ose pas intervistës nuk isha kurrë në një pozicion të papërshtatshëm”, shkruan Giuliani në Twitter.
Nëse Sacha Baron Cohen nënkupton diçka ndryshe, ai s’është tjetër, veçse një gënjeshtar.
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut thirri policinë pas këtij takimi, por ende nuk ka asnjë të dhënë nëse hetimi ka nisur./Re.Darkiva.fjala.al/