Aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pranverën e vitit 2021. Kështu ka deklaruar më herët kryeministri Edi Rama i cili sot ka publikuar një video nga punimet në këtë aeroport.
Ai shkruan se falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar.
“Mirëmëngjesi, dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë në punë në pranverë. Kështu u shpreh të mërkurën kryeministri Edi Rama. Ai tha se aeroporti në Kukës ka filluar të marrë formë dhe pse faza përmbyllëse e punimeve do duhet të marrë disa muaj.
Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se do ta mbajë premtimin e tij dhe do të sjellë nga Londra 120 kuksianë për të votuar për PD-në./Bl.Ba/Fjala.al