Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të liderit demokrat Lulzim Basha për inceneratorët.
Në një postim në Twitter kreu i qeverisë e ka cilësuar politikën e vjetër të mbledhur në formë malesh me plehra në mes të çdo qyteti të Shqipërisë.
Por se falë impianteve moderne, sipas Ramës njerëzit do mund të shfrytëzojnë parqet e pastra.
“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!,” shkruan Rama.
Më herët në bashkëbisedim me gazetarët, Basha zbuloi se konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar oferta financiare.
Basha e shpjegoi “aferën” me inceneratorin e Fierit me një shembull kur një qytetar shkon të blejë një televizor me këste. Kryedemokrati i pyeti gazetarët nëse përveç parametrave të televizorit u intereson edhe çmimi.
“Mund ta doni të madh, të bukur, me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë”, u tha Basha, i cili e solli këtë shembull për të theksuar se sipas tij, në kontratën e inceneratorit të Fierit kishin harruar të vendosnin çmimin./Bl.Ba/Fjala.al