Digjet gjatë natës makina e punonjësit të Ujësjellësit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të të enjtes në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Burime policore bëjnë me dije se automjeti i markës “Nisan”, është në pronësi të shtetasit Olsi Kafazi 35 vjeç, banues në Vlorë.
Mjeti tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C është shkrumbuar plotësisht.
Kujtojmë se Olsi Kafazi mëngjesin e 2 tetorit është dhunuar brutalisht me shkop bejsbolli dhe sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Pas denoncimit, policia nuk zbuloi asnjë nga autorët.
Olsi Kafazi, me detyrë ekonomist në Ujësjellësin e qytetit, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij me biçikletë, teksa në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, dy persona i kanë zënë pritë duke e sulmuar befasisht me sende të forta në mënyrë barbare.
Ai nuk ka mundur t’i identifikojë, për shkak se goditjet e para kanë qenë të forta, në kokë, dhe ai ka rënë thuajse pa ndjenja.
I dëmtuari tha se nuk kishte asnjë konflikt si në jetën private apo në detyrë që të mund të jetë bërë shkak i ngjarjes. Vetëm pak javë më pas 35-vjeçarit i digjet edhe makina.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Bl.Ba/Fjala.al