Nëna e tre fëmijëve pozoi për një ‘selfie’ kur vuri re disa hije të zeza që shiheshin në pasqyrimin e syzeve.
Sara Medeiros, e cila jeton në Massachusetts tregoi se si vuri re hijet ‘shqetësuese’ pasi bëri një foto me syzet e reja për t’ia dërguar të dashurit të saj.
Ajo tregoi se ishte e vetme në shtëpi kur shkrepi foton dhe pyeti përdoruesit e rrjetit social ‘Quora’ se çfarë mund të ishin hijet e zeza.
“Cila është gjëja më e frikshme që mund të zbulosh pas një fotoje? Unë e shkrepa këtë foto në verë pasi do t’i tregoja syzet e reja të dashurit tim dhe ndërsa prisja përgjigje fillova të shihja foton se si dukesha, kur vura re diçka në reflektim. Unë kam tre fëmijë 18, 14 dhe dy, por askush nga ata nuk ishte në shtëpi atë ditë. Isha duke qëndruar në kuzhinë, përballë dhomës së ngrënies dhe ajo nuk ishte çfarë dukej në reflektimin e syzeve.”, shkroi Sara krahas fotos.
Fotoja e publikuar nga Sara ngjalli debate të ndryshme në komente, ku një pjesë mendonte se ‘hijet’ e zeza ishin fantazma e ndërsa pjesa tjetër mendoni se ishte ndriçim i dritave./RE.Gu/Fjala.al