Profesori i mjekësisë, Elmaz Eltari ka ndërruar jetë nga koronavirusi mesditën e kësaj të premteje.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se profesori 85-vjeçar po kurohej prej disa ditësh në Spitalin Infektiv në QSUT, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19.
“E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.
Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19
Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!”, shkruan Manastirliu.
Me humbjen e profesorit të mirënjohur të mjekësisë numri i viktimave nga Covid-19 në vend ka shkuar në 466./Re.Gu/Fjala.al