Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka lëshuar një urdhër-ndalimi për Abedin Oruçin, ish-kryetari i Qarkut të Kukësit.
Mësohet se Abedin Oruçi është në kërkim për tre vepra penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe “Pushtimi i tokës”.
“Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “ Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”, thuhet në deklaratën e policisë.
Kujtojmë se Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës./Re.Darkiva.fjala.al/