Një pikë servisi automjetesh është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.
Burime për “arkiva.fjala.al/” bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës.
Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit kanë qenë dhe dy automjete të cilat janë djegur gjithashtu.
Aktualisht 3 makina të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e plotë të saj./Bl.Ba/Fjala.al