Policia e Shtetit ka ndëshkuar 690 qytetarë në 24 orët e fundit se nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Përmes një njoftimi për mediat, policia thekson se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 523 qytetarë që s’i kishin vendosur maskat mbrojtëse, ku secili prej tyre u ndëshkua me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.
Nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore, thuhet në njoftim, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 167 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
“Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, citohet nga njoftimi i policisë.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi zbatimi i masave mbrojtëse parandalon infektimin me COVID-19./Re.Darkiva.fjala.al/