Një 52-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi në banesën e tij u gjetën 48 kilogramë lënde narkotike e llojit kanabis.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 52-vjeçari i identifikuar me inicialet H.K gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëse në bashkëpunim me policinë e Vlorës dhe forcat Shqiponja, iu gjetën 48 kilogram kanabis në banesën e tij në Kuç të Himarës.
Mbi 52-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”./RE.Gu/Fjala.al