Fillimi i javës datë 26 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/19°C
Zonat e ulëta 5/22°C
Zonat bregdetare 10/22°C