Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të martë në një takim nga gjenerali Abbas, pak para kthimit të tij në atdhe së bashku më fëmijët shqiptarë që u shpëtuan nga kampi Al-Hol në Siri.
Kreu i qeverisë ka ndarë një video ku shihet krahë gjeneralit Abbas. Krahas videos Rama shkruan se dëshironte që ta falenderonte gjeneralin për ndihmën e tij si dhe të konfirmonte sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/265416628244367/
Kujtojmë se ditën e djeshme u shpëtuan 4 fëmijët dhe një grua me aftësi të kufizuara nga kampi Al-Hol në Siri dhe pritet që sot ata të mbërrijnë në Shqipëri. Misioni i riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë në Siri është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane./Re.Gu/Fjala.al