Studioja muzikore e reperit të njohur Mozzik, është sulmuar nga persona të panjohur duke i shkaktuar dëme materiale.
Ka qenë vetë reperi që e ka bërë me dije këtë sulm, teksa ka publikuar edhe pamjet e studios muzikore, me xhama të thyera dhe të dëmtuar.
“Sa të ligë që jeni! Pfff”– shkruan reperi duke publikuar dëmet që kanë lënë sulmuesit.


Megjithatë, Mozzik nuk bën me dije nëse bëhet fjalë për një grabitje apo thjesht për një thyerje xhamash.