Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Chania të ishullit të Kretës, ku një çift të moshurish janë vrarë në mënyrë makabër dhe i dyshuari kryesor është një shqiptar.
Sipas informacioneve nga mediat greke, autoritetet po hetojnë mbi një mashkull që hyri në banesën e një të moshuare e më pas e ka mbytur atë me shami.
Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.

E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.
Ndërkohë në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.
Mediat greke shkruajnë se për këtë vrasje të dyfishtë është i dyshuar një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij./Bl.Ba/Fjala.al
