Buy Shares ka publikur një studim që analizon fatin e familjeve më të pasura në botë. Studimi tregon se familja Walton, pronare e rrjetit të supermarketëve Walmart, kap një vlerë neto prej 215 miliard dollarë. Në vendin e dytë është familja Mars, e njohur në një masë të madhe për publikun, për prodhimin e çokollatave dhe ëmbëlsirave të ndryshme.
Të gjithë kemi dëgjuar se kush mund të jenë njerëzit më të pasur ose më të fuqishëm në botë, por asnjëherë nuk është bërë me dije ose të ketë qenë diçka e zakonshme të mësohet se kush janë familjet më të pasura në botë.
Nëse marrim parasysh thënien mjaft të njohur se “bashkimi bën fuqi”, mund të jemi shumë më pak të befasuar nga fatet e familjeve më të pasura që ekzistojnë sot në botë. Ose, s’mund të jemi fare.
Walmart
Kjo familje ka 11.500 dyqane në 27 vende të ndryshme dhe zotëron rrjetin më të madh të supermarketeve në Shtetet e Bashkuara, Walmart.
Çdo javë ata regjistrojnë 265 milionë klientë në 11.500 dyqanet e tyre, ndërsa kanë punësuar mbi 2.3 milionë punonjës në të gjithë botën.

Kombinimi i llojshmërisë së produkteve me çmime të ulëta, bëri që kjo familje të arrijë një perandori në sektorët ushqimore.
Kush nuk ka ngrënë një çokollatë Mars?
Pasuria e kësaj familjeje kap shifrën 120 miliard dollarë.
Marka të tilla si Twix, M&M dhe Skittles i përkasin gjithashtu kësaj dinastie, e cila edhe pse njihet në të gjithë botën, çuditërisht ka arritur të mbajë një lloj privacie absolute.

Në publik, vetëm dy anëtarë të kësaj familjeje, janë shfaqur në raste të rralla. Ato janë mbesa dhe stërmbesa e themeluesit të kësaj kompanie; Jacqueline Mars dhe Victoria B. Mars.
Familja zotëron gjithashtu edhe disa marka të tjera ëmbëlsirash.
Studimi në fjalë, i cili gjithashtu paralajmëron për pabarazitë sociale që ka krijuar sistemi ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e tjera, e vendos familjen Koch (Koch Industries) në vend të tretë, me 109.107 miliard dollarë.
Më pas, vijon familja Al Saud me rezervat e mëdha të naftës, e cila gjeneron një pasuri prej 95 miliard dollarë dhe Ambani i Indisë, nga konglomerati Reliance, me 81.300 milionë dollarë.
Studimi
Kjo analizë konfirmoi gjithashtu se Jeff Bezos, themeluesi i Amazon është personi më i pasur në botë, i cili shënon një pasuri prej 188.700 miliard dollarë, i ndjekur nga francezi Bernard Arnault, president i konglomeratit të markave luksoze LVMH, me 119.200 miliard dollarë./Re.Darkiva.fjala.al/