Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të 35-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri.
Burime policore bëjnë me dije se pas një zënke të çastit, Bilbil Lluka ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasit K.B, 35 vjeç.
Shtetasi Bilbil Lluka, në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve Bilbil Lluka, 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al