Ish-kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad i ‘ka hedhur benzinë zjarrit’ mes Turqisë dhe Francës, duke thënë se muslimanët kanë të drejtë t’i vrasin francezët.
Përmes një statusi në Twitter, 95-vjeçari shkruan, ai e dënon Presidentin Emmanuel Macron, teksa e quan atë si udhëheqës të një vendi të mbushur me masakra.
“Macron nuk po tregon se është i civilizuar. Ai po tregohet primitiv duke fajësuar fenë islame dhe muslimanët për vrasjen e mësuesit të shkollës, që ishte një ofendues. Kjo nuk ka të bëjë me mësimet e Islamit, por cilado që të jetë feja e tyre, njerëzit e zemëruar vrasin. Franca në historinë e saj ka vrarë miliona njerëz, shumica e të cilëve muslimanë.
Kështu që muslimanët kanë të drejtë të jenë të zemëruar dhe të vrasin miliona francezë, për masakrat e të kaluarës. Meqënëse ju fajësoni muslimanët dhe fenë muslimane për atë që u bë nga një person i zemëruar, muslimanët kanë të drejtë të dënojnë francezët,”- shkruan ndër të tjera 95-vjeçari.
Kujtojmë se Franca u trondit të enjten nga sulmi me thikë në kishë, që i mori jetën tre personave, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë. Viktimë të sulmit barbarë mbetën dy gra dhe një burrë.
Pa.Va/Fjala.al