Shënohen plot 44 gola në 12 ndeshje, vetëm njëra përballje mbyllet pa gola. Takimet e dyta të fazës së ndeshjeve në grupe të Ligës së Evropës kanë nisur me ndeshjet e 6 grupeve të para, teksa në 12 përballjet që nisën në ora 18:55 u shënuan një numër i madh golash, plot 44 gola, me një mesatare prej 3.7 golash për ndeshje.
Kështu, në grupin G, të dyja skuadrat udhëtuese, Leister Siti dhe Braga, kanë korrur fitore identike në fushë të huaj, 2-1, duke mundur përkatësisht AEK-un e Athinës në Greqi dhe Zorjan e Luhanskut në Ukrainë.
Në grupin H, Milani ka mundur në “San Siro” 3-0 Spartën e Pragës, me një gol të shënuar në pjesën e parë e dy në të dytën, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç shpërdoroi edhe një 11-metërsh për italianët.
Në takimin tjetër të grupit, Lila dhe Sëlltiku kanë shënuar nga dy gola dhe kanë ndarë nga një pikë secila. Në grupin I, Makabi i Tel Avivit ka kapërcyer pësimin e një goli dhe ka përmbysur shifrat në Turqi, duke mposhtur Sivasporin 2-1 dhe duke korrur fitoren e dytë në po aq ndeshje, ashtu sikundër ka bërë në fushën e vet edhe Vijareali.
Ekipi spanjoll ka ka pësuar gol i pari përballë Karabagut, por ka vijuar të përmbysë shifrat dhe të fitojë me shifrat 3-1. Në grupin J, Ludogoretsi i Razgradit është mundur 3-4 në Austri përballë vendasve të Linzer ASK-së, që la kështu pas humbjen në ndeshjen e parë në Angli, ndërsa në takimin tjetër, belgët e Antverpit kanë shtangur Totenhemin, duke e mundur me një gol të vetëm.
Në të vetmin takim që nisi në ora 18:55 e nuk dhuroi gola, CSKA-ja e Moskës dhe Dinamo e Zagrebit u ndanë me rrjeta të paprekura në Moskë, i dyti barazim radhazi pa gola ky për kroatët.
Ndërsa Fejënordi u shpartallua 1-4 në takimi tjetër të grupit K përballë Volfsbergerit, me 3 prej golave të austriakëve të shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndërsa në grupin L dhe grupin e fundit, Crvena Zvezda ka lënë pas humbjen me Hofenhaimin, duke shpartalluar 5-1 në shtëpi Slovan Liberecin, ndërsa në takimin tjetër, gjermanët mposhtë thellë në Belgjikë vendaset e Gentit.
la.mi/Fjala.al