Bregdetit shqiptar i shtohet një produkt turistik i ri. Për herë të parë, bregdeti i Fierit, Darëzeza, do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi.
Gara nis të shtunën, ku bashkohen kalorës nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.
“Darëzeza vazhdon të habisë dhe mrekullojë me dimensionet e saj turistike. Në #31_tetor, nga #ora_10, në bregdetin e #Darëzezës do të zhvillohet për herë të parë gara e hipizmit e përmasave përtej kombëtare.
Djem fierakë, të apasionuar pas kuajve, kanë tërhequr në Darëzezë të Fierit një ndër aktivitetet më të mëdha në natyrë të këtyre përmasave, ku do të marrin pjesë kalorues nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Aktiviteti do të mbështetet nga Bashkia e Fierit ??”, thuhet në njoftim./Bl.Ba/Fjala.al