Mbrëmjen e të premtes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Veliu ka inspektuar disa zona të kryeqytetit së bashku me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për të parë nga afër zbatimin e masave Anti-Covid.
Veliu ju ka kërkuar punonjësve të policisë masa të shtuara gjatë fundjavës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit ,duke marre parasysh festën e e Halloween-it. Ardi Veliu ka urdhëruar të ushtrohen kontrolle të shpeshta në lokale dhe në sheshe, parqe e ne çdo ambient publik si dhe të ndëshkohen me gjobë ata të cilët abuzojnë me rregullat e vendosura si dhe me masat e sigurisë.
Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anti-covid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime , si dhe pronarët e lokaleve të zbatojnë protokollin e sigurisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve./r.g