Tërmeti në Turqi me magnitudë 6,6 i shkallës rihter shkaktoi dhjetëra viktima deri dje në darkë dhe qindra persona të plagosur.
Raportohet për disa pallate të rrënuara ku zona më e prekur konsiderohet Izmiri.
Tërmeti shkaktoi pasoja edhe në Greqi, ku raportohet për humbje jete.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 311 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë.
“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, tetë qytetarë prej të cilëve njëri është mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 311 të tjerë janë lënduar“, thuhet në njoftimin e AFAD.
Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan u uroi “qoftë e shkuar” të gjithë të prekurve nga tërmeti në Izmir. “Ne jemi pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Jemi hedhur në veprim urgjentisht me të tëra institucionet dhe ministrin përkatës”, theksoi ai.
Murat Kurum, ministër i Mjedisit dhe Urbanistikës, ishte zyrtari i parë që konfirmoi shembjen e disa objekteve. “Fatkeqësisht, u informuam për shembjen e 5 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli. Gjithashtu kemi qytetarë nën rrënoja. Një qendër për koordinimin e fatkeqësisë u ngrit menjëherë në Prefekturë. Të gjitha ministritë dhe AFAD-i janë orientuar drejt Izmirit dhe nënprefekturave të tij. Të gjitha skuadrat tona janë në gatishmëri për t’u shkuar në ndihmë qytetarëve sa më parë të jetë e mundur”, i shpreh ai. Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, njoftoi se deri më tani kanë dijeni për shembjen e 6 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli të Izmirit. “Me përjashtim të çarjeve të vogla në disa ndërtesa në rrethet Usak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydin dhe Muğla, nuk ka raportime për humbje jetësh”, saktësoi ai.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu, vuri në pah se nuk ka asnjë pengesë në aspektin e transportit dhe komunikimit pas tërmetit. Fatih Donmez, ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, theksoi se të gjitha ekipet e dikasterit të tij janë dërguar në zonën e fatkeqësisë menjëherë pas tërmetit. “Skuadrat tona janë tashmë në terren për të eliminuar çdo problem të mundshëm në lidhje me furnizimin me energji”, potencoi ai. Ndërsa kryebashkiaku i Izmirit, Tunç Soyer, bëri me dije se janë raportuar rreth 20 ndërtesa të shembura.
Prefekti i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, deklaroi fillimisht se ende nuk kishin informacione për humbje jetësh dhe dëme materiale. “Do të shkojmë në qendrën e menaxhimit të krizës dhe do t’ju përcjellim çdo informacion të mundshëm”, shtoi ai. Kosger më pas njoftoi se në qytezën Bayrakli të Izmirit kanë nisur aktivitetet e kërkim-shpëtimit në një ndërtesë të shembur nga tërmeti.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll
“Tërmeti që ne ndjemë në Stamboll nuk ka shkaktuar ndonjë problem. Të shkuara gjithë qytetarëve tanë dhe Izmirit në veçanti”, shkroi prefekti i Stambollit, Ali Yerlikaya, në median sociale. Autoritetet e rretheve Edrene, Kirklareli dhe Tekirdag, ku tërmeti u ndie gjithashtu, theksuan se në zonën e Trakisë nuk është raportuar asnjë problem deri tani. AFAD-i raporti në vijim 6 lëkundje pasuese të fuqive nga 4,1 deri në 4,8 ballë që prej orës 15:01 me kohën lokale.
Greqia: Tërmeti shkaktoi një cunam të vogël
Mediat greke raportojnë se një cunam i vogël u shkaktua në ishullin grek të Samos, pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter në detin Egje. Autoritetet kanë raportuar shumë dëme materiale në ishull.
Ambasada shqiptare-bashkatdhetarëve: Tërmeti, transferohuni në zona të sigurta
Ambasada shqiptare në Ankara të Turqisë ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 6.6 ballë që goditi ditën e sotme Greqinë dhe Turqinë. Ambasada iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë në një zonë të sigurt. Gjithashtu, është vendosur edhe një numër emergjence në dispozicion. “Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Mitsotakis telefonon Erdoganin. Tragjedia ‘bashkon’ Turqinë me Greqinë
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas tërmetit me madhësi 6.7 që goditi ishullin e Samos dhe Izmirin. Kryeministri grek i përcolli Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjet e jetës në Turqi dhe dërgoi një mesazh të unitetit të dy popujve.
Më parë, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, kontaktoi përmes telefonit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar bizneset e evakuimit të qytetarëve nga rrënojat e Smyrna.
Ministria e jashtme në “Tëitter” për komunikimin Dendias-Cavusoglu tha: “Pas tërmetit në Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar ”arkiva.fjala.al/