Një sasi prej dy kg lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar, “Aksi”.
Gjatë kontrolleve, ku u arrestua një 43 vjeçar, u sekuestruan edhe dy armë automatike kallashnikov.
Në kuadër të operacionit ‘Aksi”, në fshatin Balldre, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit tip “Renault” me drejtues Genci Dritën, në bagazhin e modifikuar të këtij mjeti kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë 2 kg dhe 2 armë zjarri kallashnikov.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Genci Drita, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al
