Kryeministri Edi Rama, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook”, shkruan se lideri i PD-së Lulzim Basha vetëm shpif ndaj ekspertëve të Komitetit Teknik.
Në këtë video, jepet me detaje jetëshkrimi i secilit mjek profesionist, që ka punuar dhe po punon kundër pandemisë së Covid-19.
Në jetë shkrimet e ekspertëve, jepen me hollësi veprimtaria humane e profesionistëve të shëndetësisë, shkollimi i tyre brenda e jashtë vendit, si dhe punët e tyre në shërbim të komunitetit.
“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm??⚕️??”, shkruan Rama.
Kujtojmë se dje Komiteti Teknik i Ekspertëve reagoi pas akuzave të bëra nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, se janë fasadë e Ramës dhe se nuk thotë të vërtetën për shifrat e koronavirusit./Bl.Ba/Fjala.al