Ka shkuar në 69 numri i viktimave nga tërmeti 6.6 ballë që ka rënë të premten në Izmir të Turqisë.
Numri i të lënduarve ka shkuar në 940. Aktualisht ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet.
Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijojnë në 9 ndërtesa. Numri i qytetarëve të mbijetuar nga rrënojat arriti në 104.
Kemi 243 pacientë në spitalet tona në vëzhgim. Mund të them se gjendja e 3 prej tyre është e rëndë. 15 pacientë i janë nënshtruar operacionit deri më tani. Nuk ka ndonjë gjendje serioze në mesin e pacientëve tanë që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrje”, tha Ministri turk i Shëndetësisë.
Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.
Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.
Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.
Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre.
Në ishullin Samos humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.
la.mi/Fjala.al