Një mjek në Elbasan është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për gjinekologun Arben Paralloi.
Mësohet se prej dy ditësh që iu shfaqën shenjat e para, mjeku është karantinuar në banesën e tij, teksa nuk dihet gjendja shëndetësore.
Bluzat e bardha janë në vijën e parë të luftës më Covid dhe si të tillë janë më të rrezikuar nga virusi.
Shumë mjekë dhe infermierë janë infektuar dhe disa prej tyre kanë ndërruar edhe jetë.
Deri tani Elbasani ka regjistruar 446 persona të infektuar me Covid, ndërsa ne total numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar ne 21,904./Bl.Ba/Fjala.al
