Numërimi i votave në Nevada do të ndërpritet për 24 orë, pasi ka mijëra vota me postë të cilat pritet të numërohen. Lajmin e ka bërë të ditur Wayne Thorley, zëvendës sekretar i Shtetit i ngarkuar për zgjedhjet.
Ai u shpreh se vendimi për të ndërprerë zgjedhjet deri më 5 nëntor është marrë nga zyrtarë lokalë të zgjedhjeve, të cilët nuk duan të pengohen gjatë numërimit të votave.
Ai gjithashtu shtoi se e enjtja nuk do të jetë nata finale për votat në Nevada./r.garkiva.fjala.al/