Vijojnë ndryshimet në polici, këtë herë lëvizje masive në nivel komisariatesh.
Elton Alushi nga shef i krimeve të lehta në policinë e Tiranës, emërohet shef komisariati ne Kruje.
Shefi i Krujës, Artur Hebaj emërohet në Pogradec duke zëvendësuar shefin e komisariatit te Pogradecit,Niko Palla.
Përsa i përket komisariatit të Korçës, shefi i këtij komisariati, Florian Dano, i cili ka më shumë se 3 vite në këtë post, shkon në kryeqytet, në krye të njësisë së Shqiponjës, ndërkohë Krenar Gjokutaj vjen në Korçë.
Ermal Hajdini nga shef antidroge në Lezhë, emërohet shef komisariati në Durrës.
Burime bëjnë të ditur se mundet te ketë edhe lëvizje të tjera, ndërkohë që pritet edhe një deklaratë nga Policia e Shtetit./Bl.Ba/Fjala.al