Agim Nesho, deklaron hapur se fitorja e mundshme e Joe Biden si President i 46-të i SHBA do jetë edhe një fitore e shqiptareve për çështjen e Kosovës. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Nesho tha se Biden do ta vijojë diplomacinë me Kosovën atje ku e la Barack Obama.
-Si parashikohet Biden si president lidhur me çështjen e Kosovës?
-Do ketë të njëjtën linjë. Ajo që është pozitive për pjesën tonë është që nuk do të jemi pjesë e skenarëve të surprizuar. Do jemi në linjat tona që ne i dimë. Atje ku e ka lënë Clinton, Obama, tradita. Sepse duhet të kemi parasysh një gjë. Çështja e Kosovës nuk ishte veprimtari vetëm e administratave demokratike, por është një konsensus i madh i Ëashingtonit, i dy palëve, i demokratëve dhe i kongresmenëve. Biden do ketë kthimin në normalitet dhe rrugën që ne e njohim. Për Biden, sovraniteti i Kosovës nuk negociohet. Në këto pozita që kishim ra dhe elita politike për qëllime të ndryshme, edhe në Kosovë dhe në raste të caktuara edhe në Shqipëri.arkiva.fjala.al/Ke.Ba