Diplomati Agim Nesho pranon se SHBA ka një tërheqje diplomatike ndaj Shqipërisë. Sipas tij nuk ka marrë në vëmendje çështjet e brendshme të Shqipërisë. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai u shpreh:
-SHBA ka pasur një lloj tërheqjeje dhe një mungesë interesi ndaj politikës në Shqipëri. Nga njëra anë SHBA ka qenë mbështetëse e reformës në drejtësi, por nga ana tjetër e kanë lënë të lirë kryeministrin Rama për të krijuar atë prepotencën, arrogancën. Sepse marrëveshja e 5 qershorit ose u prish ose mbeti, kur flet Amerika o ke gabim, o e ke mirë.
-Edhe këtu ka patur lëshimë, por përse ndodh kjo. Sepse fillimisht, ka munguar një strategji në Departamentin e Shtetit ndaj edhe politika e jashtme që kanë bërë SHBA-të ndaj rajonit apo dhe vendeve të veçanta duke përfshirë dhe Shqipërinë ishte në funksion të lidhjeve lobiste që për hir të faktit, udhëheqësit ballkanikë që kërkonin ndryshime në Ballkan kanë bërë në mënyrë madhore në SHBA. Në këtë kuptim, kjo politikë për të ruajtur këto ekuilibrat që janë, ka qenë e kondicionuar nga disa lëvizje të tjera që priteshin. arkiva.fjala.al/Ke.Ba