Bebe Rexha, prej disa muajsh është duke shijuar romancën e saj të re. Ajo së fundmi ka bërë një udhëtim romantik me të dashurin e saj, Keyan Safyari në Meksikë.
31-vjeçarja ishte fotografuar në San Lucas në Meksikë, duke shijuar një ditë me kinematografin Safayari.
Këngëtarja, e cila komentohet për format e bëshme trupore, u shfaq me bikini dy pjesëshe në ngjyrë të kuqe. Në anën tjetër, partneri i Rexhës u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme me një palë pantallona ngjyrë të zezë e me një palë syze dielli.
Ndërkohë, Bebe është duke bërë kalimin e saj nga këngëtare në aktore, pasi paralajmëroi debutimin në filmin “Queenpins”. Ajo do jetë përkrah Kristen Bell, Vince Vaughn, Kirby Howell-Baptiste dhe Paul Walter Hauser.
Ylli me prejardhje nga Dibra në shtator zyrtarizoi lidhjen me kinematografin Keyan Safyari dhe janë duke ndarë çdo moment së bashku./Bl/Baarkiva.fjala.al/