Kadri Veseli ka reaguar në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Përmes një shkrimi Në Facebook, Veseli thekson se është vënë mbrëmë në dijeni për padinë nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.
Veseli shprehet se do të shkojë vetë në Hagë për t’iu përgjigjur këtyre akuzave duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë më tej rreth tyre.
Gjithashtu, ai shkruan se tërhiqet nga të gjitha detyrat politike dhe publike duke shkuar në Hagë si qytetar i thjesht.
“Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit.
Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte“, shkruan Veseli në Facebook.