Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur të enjten për shtim të kontrolleve kufitare në zonën Schengen të Bashkimit Evropian.
Një kërkesë e tillë ka ardhur pas sulmeve të fundit terroriste në Francë dhe Austri.
Gjatë një vizite në vijën kufitare ku ndan Francën me Spanjën, presidenti francez theksoi se do të dyfishojë numrin e forcave policore në kufi me 4.800 trupa.
Sipas tij, numri i lartë i efektivëve dhe shtimi i kontrolleve në kufi, do të pengojë emigracionin e paligjshëm dhe terrorizmin islamik.
“Unë jam i mendimit për të rithemeluar thelbësisht Shengenin, duke menduar një organizim tjetër të tij, me qëllimin për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët të kufirit”, tha Macron.
Franca, një nga vendet me popullsinë më të madhe myslimane në Evropë është goditur nga disa sulme terroriste gjatë viteve të fundit.
Një tunizian i cili mbante një thikë në dorë dhe që thërriste “Allahu Akbar”, i preu kokën një gruaje dhe vrau dy persona të tjerë në një Kishë në qytetin e Nices me datë 30 tetor.
Shteti francez ka vendosur me mijëra ushtarë për të mbrojtur destinacionet më të rëndësishme, kulturore dhe fetare në vend./Re.Darkiva.fjala.al/