Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.
Gjatë diskutimeve janë grumbulluar qytetarët duke diskutuar problematikat, ndërsa sakaq ka mbërritur edhe policia.
Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, teksa kanë kërcënuar Kryemadhin për vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës në ambiente publike.
Transparente është treguar kryetarja e LSI, e cila me tone të larta ka terguar të dhënat e saj. “Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, dëgjohet kryetarja e LSI.
Kryemadhi ka firmosur fletën e gjobës duke lënë dhe një mesazh: “Do t’ja çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shtëpia e shqiptarëve”.
Kujtojmë se ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit./ Bl.Ba.Fjala.al