Dua Lipa, ka shprehur gjithnjë hapur mbështetjen e saj për komunitetin LGBTI. Ajo ka pozuar disa herë me flamurin shumëngjyrësh, të cilin e ka edhe pjesë të klipit të saj shumë të suksesshëm, “Blow Your Mind”.
Së fundmi, Lipa ka pozuar për atë që njihet si revista më e shitur e homoseksualëve, “Attitude”. “Faleminderit ekipit të mrekullueshëm që më patën në kopertinën e revistës”, është shprehur mirënjohëse Dua, teksa ndau me ndjekësit dy fotografi nga kopertina e revistës.
Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e numrit të revistës për muajin dhjetor të këtij viti.
Duke marre parasysh faktin që gjatë vitit 2020 të gjitha aktivitetet muzikore në formë fizike janë anuluar, Dua pati shumë suksese muzikore.
Ajo këtë vit nxori në shitje albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është një nga albumet më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar për vitin 2020./Bl.Ba/Fjala.al