Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar sot në mesdfitë në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në Roskovecë, ku shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar për vdekje 33-vjeçaren B. B.L., 33 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes e reja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, teksa ishte duke lëvizur në këmbë në momentin e aksidentit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al