Revolucioni i Katërt Industrial po ndodh dhe dixhitalizimi ështënjë pjesë e rëndësishme e tij, madje thelbësore. Po çfarë po sjell kjo për tregun e punës?
Një tërmet të vërtetë!
Po shohim që shumë profesione tradicionale që siguronin punëtë mira me të ardhura të kënaqshme sot nuk kërkohen më nga tregu si më parë. Madje shumë të rinj që kanë investuar nëdiplomat e këtyre profesioneve sot kanë vështirësi të gjejnë punëpër atë që kanë studiuar. Ata detyrohen kësisoj të punojnë nëpozicione pune ku kërkohen aftësi të tjera, disa herë elementare, disa herë komplekse, po më së shumti jashtë kornizave tëgjërave të mësuara në sistemin tradicional të arsimit publik apoprivat. Kjo bëhet demotivuese duke parë dhe sakrificat që bëjnëvetë të rinjtë dhe familjet e tyre, duke investuar vite jete, paguar tarifa të shtrenjta dhe duruar stazhe të nënpaguara, aq sa lind pyetja:
Çfarë vlere kanë për tregun e punës vite e vite të investuara për një diplomë, apo dhe eksperienca e fituar në një profesion tradicional?
Kjo është një pyetje e vështirë që shpesh anashkalohet, por nuk duhet të jetë kështu, sepse kjo thjesht përkeqëson situatën. Ështëe natyrshme që çdokush ndjek pasionet e veta në jetë dhe sado një profesion të duket i tejkaluar, pasioni fiton. Kjo është e padiskutueshme. Por nga ana tjetër, ka shumë të rinj që ndjekin profesione tradicionale thjesht sepse mendojnë se kjo do t’u japënjë shpërblim, një punë të sigurtë dhe fitimprurëse. Për këtë ata investojnë pa fund. Ata vetë dhe familjet e tyre. Të rinjtë fillojnëme një diplomë tre vjeçare, pastaj me një master, e pastaj me ndonjë master tjetër apo diplomë të dytë, duke arritur deri aty sa të ndekin programe doktorature për të cilat shumë herë nuk janëtë qartë. Sa më shumë investojnë, aq më shumë largohet objektivi i lakmuar: “puna e sigurtë dhe fitimprurëse.” Mes konfuzionit të rinjtë gjejnë vetën në moshën 25-30 vjeç ende duke kërkuar punën e parë me një tufë certifikatash dhe diplomash në duar, shpesh pa sukses.
A ka zgjidhje?
Po ka! Ne mund të mësojmë nga çfarë ndodh në vende të tjera, atje ku edukimi dhe punësimi shkojnë krah-për-krah me njëra-tjetrën. Sfida kryesore sot është se zhvillimet teknologjike janëaq të shpejta sa shpesh lind nevoja për profesionistë për të cilët ende nuk ekziston një diplomë specifike këtu në vendin tonë, apo që sistemi i arsimit thjesht nuk është i aftë të përgatisë. Ndërkohë, edhe sikur të merrej një vendim për ndryshimin e kurrikulave të arsimit të mesëm dhe të lartë, ndryshimet do tëvëreheshin pas shumë vitesh, ndofta pesë apo dhjetë vjetësh. Prandaj sot në vende si Silicon Valley janë ngritur akademi kodimi, ato që quhen bootcamps të cilat ofrojnë kurse katër-mujore, duke të përgatitur për të gjetur një punë brenda një kohe të shkurtër si programues në një ndër gjuhët më të kërkuara tëmomentit.
Kuptohet që janë kurse intensive, të përqendruara vetëm në atëqë do të kërkojë punëdhënësi i ardhshëm. Prandaj akademitëduhet të jenë të lidhura ngushtë me industrinë dhe të kenëinstruktorë të certifikuar si në njohuritë e tyre, ashtu si edhe nëpërcjelljen e këtyre tek studentët. Në një vend si Shqipëria, ështëe vështirë që akademi të tilla të krijohen vetvetiu, pa një model apo mbështetje nga jashtë, për sa i përket kurrikulave, certifikimit të instruktorëve, modelit të mësimdhënies dhe testimit të studentëve, pa harruar këtu dhe përgatitjen e tyre për intervista me punëdhënësit e ardhshëm.
Si mund të krijojmë një akademi kodimi si në Silicon Valley?
Ndoshta disa vite më parë do të dukej e pamundur që të kishim një akademi kodimi në Tiranë të të njëjtit niveli me ato qëofrohen edhe për punonjësit e Amazon, Google, Apple e Facebook… por ja qe edhe kjo gjë duket se po ndodh!
Ori Hoxha, një sipërmarrës i ri me lidhje ne forta në Silicon Valley, po lançon një koncept të ri akademie kodimi, programin betaPlan. Koncepti bazohet në një partneritet me një nga akademitë e kodimit më në zë në ShBA, Coding Dojo, e cila punon prej më shumë se 10 vitesh në San Francisco, e prej andej në 11 qendra të tjera në ShBA. Me më shumë se 5000 alumni, Coding Dojo edhe në 2020 renditet nga Course Report si Best Online Bootcamp. betaPlan sjell kështu në Tiranë një kurrikul tërafinuar e të sprovuar në një vend ku kërkesat e tregut të punës janë shumë të larta. Pika të tjera të forta të këtij koncepti janëdhe modeli i mësimdhënies, certifikimi i instruktorëve vendas, testimi i studentëve dhe përgatitja për kërkimin e punës sëardhshme dhe intervistat.
Qëllimi i betaPlan është për ta bërë Shqipërinë një lojtar serioz në hartën globale të teknologjisë. “Silicon Valley nuk është mënjë vend gjeografik, ai është një koncept amorf pjesë e të cilit çdo i ri shqiptar mund të bëhet përmes aftësive konkrete, të cilat ne si betaPlan ofrojmë për herë të parë në vend” vazhdon Menaxheri i kësaj nisme, z. Hoxha.
Në një botë kur pandemia e Covid-19 ka vërtetuar gjithmonë e më shumë se të gjithë ne kemi nevojë për një globalizim mëefektiv, që funksionon për të gjithë, përtej barrierave lokale, njënisëm e tillë që e bashkon Shqipërinë me ballinën e teknologjisënë botë është një moment frymëmarrje. Duket pra se dhe për vendin tonë ka kaluar koha e të qënit i limituar vetëm nga ofertat lokale dhe rajonale, e tashmë të gjithë ata të interesuar nëteknologji e programim mund të ndjekin ëndrrat e tyre përmesbetaPlan.
Kurset e para nga betaPlan do të ofrohen në Janar 2021.
Përgatiti: Ori Hoxha