Kryeministri Edi Rama, ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA.
Me një shënim në Twitter, Rama e konsideron “privilegj” bashkëpunimin me Presidentin ende në detyrë, Donald Trump, ndërsa shprehet i gatshëm për të vijuar bashkëpunimin me Biden.
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.
Biden fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zgjedhur presidenti i 46.
Gjatë fjalimit të tij të parë ai u shpreh se: “Populli, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”,
Që në nisje të fjalës së tij ai pohoi se qëllimi i tij si president, ishte bashkimi i popullit amerikan./Bl.Ba/Fjala.al