Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Mësohet se Vasili është shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ndërsa kujtojmë se Monika Kryemadhi është gjobitur dy herë bashkë me anëtaren Elona Guri dhe Floida Kërpaçi për mos mbajtje të maskës.
Më herët, me Covid-19 rezultoi edhe deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri. Në radhët e PS-së janë infektuar Belinda Balluku dhe Anastas Angjeli. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë./r.garkiva.fjala.al/