Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Plug të Lushnjes.
Burime policore bëjnë me dije se 53-vjeçari N.R, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, prej problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes me murin drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke mos pasur asnjë mundësi për tu dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al