Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në Kodër Balldre, në Lezhë.
Bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur Hil Gjini rreth 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së 40-vjeçarit, në momentin kur ka dalë nga banesa.
Mësohet se në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët kur është qëlluar në drejtim të tij.
Sipas banorëve, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkë fshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.
Gjatë gjithë kohës Hil Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri në momentin kur ka mbërritur policia dhe autoambulanca.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohget se ndodhet në gjendje të rëndë sghëndetrësore.
Sakaq sipas informacioneve paraprake, dyshohet, se autori i i ngjarjes është Gj.Gj banor i fshatit Balldre.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit./Bl.Ba/Fjala.al
