Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Greqi në një familje shqiptare.
Mediat greke raportojnë se banesa e familjes shqiptare u përfshi nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Sipas raportimeve, zjarrin në banesë ra rreth orës 11:00, për arsye që janë ende të paqarta. Në shtëpi ndodheshin tre fëmijë të moshës 16-6 vjeçare, ndërsa nëna e tyre ishte në Shqipëri, kurse babai në punë. Për fëmijët ishte duke u kujdesur tezja e tyre, e cila nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ra zjarri.
Atë e njoftoi me anë të telefonit mbesa e saj 13-vjeçare. Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa përpiqej që të shpëtonte fëmijët. Dy prej tyre arriti që t’i nxirrte jashtë. Por, të njëjtin fat nuk pati 16-vjeçari.
Kur zjarrfikësit hynë në mënyrë që të shuanin flakët, ata gjetën trupin e pajetë të të miturit në një nga dhomat. Shkaqet e zjarrit që shkaktoi tragjedi në familjen e 16-vjeçarit shqiptar pritet të zbardhen nga hetimi paraprak i kryer nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës./r.garkiva.fjala.al/