Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke njoftuar përfundimin e koncesionit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) tek shteti.
Duke e cilësuar koncesion absurd, Rama thotë se ky shërbim do të kryhet nga DPSHTRR dhe do tu lehtësojë lëvizjen e 630 mijë automjeteve.
Mesazhi i Rames:
“MIRËMËNGJES ?
ME NJË LAJM TË MIRË?
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
- Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR ???????
***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier?”, shkruam Rama.
Pa.Va/Fjala.al