Presidenti në ikje, Donald Trump është zotuar të kthehet në Shtëpinë e Bardhë ‘brenda katër vjetësh’ nëse nuk dalin të vërteta pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor pas fitores së Joe Biden.
Presidenti organizoi një pritje të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje, ku ai dha indicje për kandidim në vitin 2024 dhe përsëriti edhe një herë akuzat se ai ishte fituesi i vërtetë i garës presidenciale më parë këtë muaj.
‘Kanë kaluar katër vite mahnitëse. Ne po përpiqemi të kalojmë edhe katër vjet bashkë, ‘i tha Trump turmës, e cila përfshinte shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan.
‘Përndryshe, do të shihemi pas katër vjetësh,’ shtoi ai, duke nxitur brohoritje nga audienca.
Trump u dëgjua duke iu drejtuar turmës në një video të shpërndarë në mediat sociale nga ish-Kryetari i Partisë Republikane të Oklahoma Pam Pollard.
Pamjet treguan dhjetëra njerëz, shumica e të cilëve ishte pa maska duke qëndruar afër së bashku ndërsa dëgjonin presidentin duke folur.
Pa.Va/Fjala.al