Një aksident është shënuar të enjten paradite në kryeqytet.
Bëhet me dije se në këtë aksident u përfshinë dy mjete, një makinë e ambasadës ruse dhe një motor.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, veçse dëme materiale, siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga arkiva.fjala.al/.
Mësohet se policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.