Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për përvjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh respektin për të gjithë shqiptarët që kanë shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura.
“Me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al