Pas shtatë ditësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 32-vjeçarit në Durrës.
Burimet për mediat bëjnë me dije se polumbarët kanë gjetur mëngjesin e kësaj të premteje trupin e Silvi Priftit i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët më 28 nëntor.
Trupi i pajetë është gjetur në lagjen numër 1 në Durrës.
“Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./r.garkiva.fjala.al/