Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 19 viktima dhe 468 raste të reja me Covid-19.
IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe 683 pacientë janë shëruar.
Që prej marsit, kur u paraqitën rastet e para me COVID-19, e deri më 6 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 42.805 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.106 pacientë kanë vdekur dhe 28.504 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.195./r.garkiva.fjala.al/